Një 40-vjeçar nga Kumanova është arrestuar mbrëmë pas një denoncimi se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij në shtëpinë familjare.
“Më 03.06.2026 në ora 19:25, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria M.M. (40) nga Kumanova, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se rreth orës 16:00 në shtëpinë familjare në Kumanovë kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 37-vjeçare”, njoftojnë nga policia.
Nga policia shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

