Një 46-vjeçar nga Kumanova është arrestuar pas një denoncimi se është sjellë në mënyrë agresive dhe i ka bërë kërcënime nënës së tij.
Sipas njoftimit të policisë, më 03.06.2026 në ora 13:30, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria O.Z. (46) nga Kumanova, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se në shtëpinë familjare është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar nënën e tij 68-vjeçare.
Nga policia shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

