Arrestohet një 40-vjeçar nga Kumanova pasi dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij

Сподели со своите пријатели

Një 40-vjeçar nga Kumanova është arrestuar mbrëmë pas një denoncimi se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij në shtëpinë familjare.

“Më 03.06.2026 në ora 19:25, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria M.M. (40) nga Kumanova, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se rreth orës 16:00 në shtëpinë familjare në Kumanovë kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 37-vjeçare”, njoftojnë nga policia.

Nga policia shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

ПРОЧИТАЈТЕ И:  Arrestohet një kumanovar që dyshohet se i është kërcënuar nënës së tij 68-vjeçare