Komuna e Kumanovës dhe National Democratic Institute nënshkruan sot Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e projektit “Forcimi i rezistencës së komunave ndaj korrupsionit”, i financuar dhe mbështetur nga Konfederata Zvicerane dhe Mbretëria e Suedisë.
Memorandumi u nënshkrua nga Maksim Dimitrievski dhe Robert Scott Heazlett.
Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe sekretarja e Komunës Emilija Slaridis Janevska dhe lideri i projektit David Sip.
Bashkëpunimi është pjesë e projektit “Komunitete me integritet”, në të cilin të dyja palët tashmë po punojnë, ndërsa me memorandumin e ri do të intensifikohen aktivitetet për parandalimin e korrupsionit dhe përmirësimin e transparencës në vetëqeverisjen lokale.
Projekti synon të ndihmojë komunat, ministritë dhe institucionet e pushtetit qendror në identifikimin më efikas të rreziqeve nga korrupsioni, si dhe në forcimin e kapaciteteve të sektorit civil për monitorimin e proceseve të vendimmarrjes dhe ofrimit të shërbimeve publike.
Në kuadër të bashkëpunimit parashihet ndihmë teknike për zhvillimin e mekanizmave dhe procedurave të brendshme kundër korrupsionit, trajnime për nëpunësit shtetërorë për raportimin e praktikave korruptive, mbështetje për më shumë transparencë përmes publikimit të të dhënave publike, si dhe digjitalizimi i shërbimeve me qëllim rritjen e efikasitetit dhe uljen e rreziqeve nga korrupsioni.

