Granatë dore u hodh në oborr në Kumanovë, fatmirësisht nuk shpërtheu

Сподели со своите пријатели

Një mjet shpërthyes u gjet dje në oborrin e një shtëpie familjare në Kumanovë, pasi fatmirësisht nuk shpërtheu.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, “Më 27.07.2026, në ora 12:55, M.D. nga Kumanova raportoi në SPB Kumanovë se kishte vërejtur një mjet shpërthyes në oborrin e saj në rrugën ‘Bajram Shabani’ në Kumanovë,” thuhet në njoftimin e MPB-së.

Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje, ndërsa mjeti “u largua në mënyrë të sigurt nga Njësia për Zbulimin dhe Deminimin e Mjeteve Shpërthyese pranë MPB-së për ekzaminime të mëtejshme.”

Sipas informacioneve jozyrtare, bëhej fjalë për një granatë dore që ishte aktivizuar, por fatmirësisht nuk shpërtheu.

ПРОЧИТАЈТЕ И:  MRK Kumanova nisi përgatitjet për sezonin e ri me gjashtë përforcime

Policia shton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.