Një 71-vjeçar nga Kumanova është arrestuar pasi është denoncuar se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, policia e Kumanovës arrestoi Q.B. (71) më 11 korrik 2026, në ora 09:30, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 50-vjeçare.
Policia bëri të ditur se ai është dërguar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.

