Një 56-vjeçar nga Kumanova është arrestuar pasi policia konstatoi se drejtonte një motoçikletë pa poseduar patentë shoferi.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, policia e Kumanovës arrestoi T.A. (56) më 11 korrik 2026, në ora 12:05, në rrugën “Vasko Karangelevski”.
Gjatë kontrollit të trafikut, policia ndaloi një motoçikletë të markës Yadea me targa të Kumanovës. Pas verifikimeve u konstatua se drejtuesi nuk posedonte patentë shoferi.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal për veprën “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.

