Një 30-vjeçare nga Kumanova është arrestuar pasi policia ka konstatuar se ajo drejtonte një motoçikletë pa patentë shoferi.
“Më 31.05.2026 në ora 14:20 në Kumanovë, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria H.A. (30) nga Kumanova”, njoftojnë nga policia.
Sipas policisë, gjatë një kontrolli në komunikacion në rrugën „11 Oktomvri“ në Kumanovë, zyrtarët policorë ndaluan një motoçikletë me targa të Kumanovës dhe konstatuan se ajo e drejtonte pa e kaluar provimin për patentë shoferi.
“Me urdhër të prokurorit publik ajo u dërgua në stacion policor, ndërsa motoçikleta u konfiskua”, thuhet në njoftim.
Nga policia shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj H.A. do të parashtrohet kallëzim përkatës.

