Filloi rikonstruksioni i rrugës “Bajram Shabani”, do të asfaltohet e gjithë trasa (FOTO)

Сподели со своите пријатели

Komuna e Kumanovës ka filluar rikonstruksionin e plotë të rrugës “Bajram Shabani”, projekt që realizohet me mjete të siguruara përmes thirrjes së dytë qeveritare nga e ashtuquajtura kredi hungareze.

Sipas informacioneve të publikuara nga Maksim Dimitrievski, aktualisht po kryhen punime për vendosjen e bordurave prej betoni dhe ndërtimin e trotuareve të reja, pas së cilës do të vijojë asfaltimi i të gjithë rrugës.

Më herët në këtë lokacion është përfunduar ndërtimi i kanalizimit atmosferik në gjatësi prej më shumë se 800 metrash, duke krijuar kushte për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës rrugore dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kësaj zone.

ПРОЧИТАЈТЕ И:  Gjykata e largon nga shtëpia kumanovarin që kërcënonte gruan e vëllait të tij

Nga Komuna theksojnë se projekti është pjesë e një cikli më të gjerë investimesh të financuara përmes programit qeveritar dhe mjeteve nga kredia hungareze, në kuadër të së cilës janë planifikuar rreth 30 projekte infrastrukturore në Kumanovë.

Dimitrievski së fundmi deklaroi se më shumë se gjysma e projekteve tashmë kanë hyrë në fazën e realizimit, ndërsa një pjesë e tyre po zbatohen aktivisht në terren.

“Mbi 50 për qind e të gjitha aplikimeve, respektivisht rreth 30 projekte infrastrukturore, tashmë janë futur në realizim, ndërsa gjysma e tyre po punohen”, deklaroi ai.

Ai sqaroi se një pjesë e projekteve do të fillojnë pas sigurimit të mjeteve shtesë përmes ribalancimit të buxhetit shtetëror, me qëllim shmangien e vështirësive financiare për kompanitë realizuese.

ПРОЧИТАЈТЕ И:  Nga klasa drejt karrierës: SHMK “Pero Nakov” ofron dije, praktikë dhe profesione për të ardhmen

Sipas kryetarit, dinamika e realizimit të projekteve aktive është e kënaqshme, ndërsa pushteti lokal mbetet i përkushtuar ndaj investimeve në infrastrukturën rrugore dhe komunale për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.