Një 33-vjeçar nga Kumanovo ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një person.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, T.J. (33) nga Kumanova e ka paraqitur rastin më 18 maj rreth orës 20:50. Ai ka deklaruar se rreth orës 19:00, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, është sulmuar fizikisht nga K.S. nga Kumanova.
Policia njoftoi se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

