SPB Kumanovë me aksion parandalues për udhëtime më të sigurta gjatë verës

Сподели со своите пријатели

Në organizim të Seksionit për Parandalim pranë Sektorit për Punë të Brendshme Kumanovë, në disa lokacione në qytet u realizua një aksion parandalues me qëllim rritjen e sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion gjatë periudhës së udhëtimeve verore.

Në kuadër të aksionit, qytetarëve iu shpërndanë fletushka me këshilla për udhëtime të sigurta, me theks të veçantë në përgatitjen e automjetit para udhëtimeve të gjata dhe sjelljen e përgjegjshme në komunikacion.

Nga SPB Kumanovë rikujtojnë se para nisjes në udhëtim duhet të kontrollohen gomat, përkatësisht presioni i ajrit dhe thellësia e profilit, si dhe gjendja teknike e automjetit. Rekomandohet kontrolli i vajit të motorit, akumulatorit, antifrizit, frenave dhe sistemit të shkarkimit.

ПРОЧИТАЈТЕ И:  Zjarr në një sendviçeri në Kumanovë, zjarr edhe në Sredorek

Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet edhe klimës dhe filtrit të ajrit, pasi temperaturat e larta dhe nxehtësia në automjet mund ta vështirësojnë udhëtimin dhe të ndikojnë në përqendrimin e shoferit.

Këshillat përfshijnë edhe kontrollin e fshirëseve të xhamave dhe nivelit të lëngut në rezervuar, si dhe funksionimin e të gjitha dritave, dritave të jashtme dhe sinjalizuesve. Për familjet që udhëtojnë me fëmijë, është e rëndësishme që ulësja e fëmijës të jetë e vendosur siç duhet, ndërsa rripat e sigurisë të jenë funksionalë dhe të përdoren në mënyrë të duhur.

Qytetarëve u këshillohet që në automjet të kenë kuti të ndihmës së parë dhe pajisje për situata emergjente, si dhe sasi të mjaftueshme karburanti në rezervuar.

ПРОЧИТАЈТЕ И:  Gruaja nga Kumanova gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në lagjen Igo Triçkoviq

Me rëndësi të veçantë gjatë udhëtimeve është edhe sjellja e vetë shoferit. Shoferëve u bëhet thirrje të jenë të përqendruar në rrugë dhe të mos përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit. Për udhëtime më të gjata rekomandohet udhëtimi në orët e hershme të mëngjesit, të pushuar dhe të fjetur mirë.

„Aktivitetet parandaluese kanë për qëllim t’u rikujtojnë qytetarëve se udhëtimi i sigurt fillon që para ndezjes së automjetit, me kontrollin në kohë të gjendjes së tij dhe sjelljen e përgjegjshme në rrugë“, theksoi Lile Mladenovska, shefe e Seksionit për Parandalim pranë SPB Kumanovë.