Një 24-vjeçar nga Kumanova u arrestua mbrëmjen e së mërkurës pasi policia gjeti disa paketime me substancë të bardhë pluhur në automjetin e tij.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, M.I. (24) u privua nga liria më 28 maj në orën 19:10 nga Njësia Mobile për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Punë Kufitare dhe Migracion.
Po atë ditë, në autostradën nga pika kufitare Tabanoc drejt Kumanovës, policia ndaloi një automjet të tipit Fiat me targa të Kumanovës që drejtohej nga i dyshuari.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti disa paketime me substancë të bardhë pluhur.
Kontrollet e mëtejshme treguan se personi është duke vuajtur dënim me burg dhe në momentin e ngjarjes ndodhej në pushim të përkohshëm nga vuajtja e dënimit.
Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të ngrihen procedurat përkatëse ligjore.

