NP “Vodovod” fillon zëvendësimin e pusetave në lokacionet kritike në Kumanovë

Сподели со своите пријатели

Pas ankesave të shumta nga qytetarët dhe shoferët për grilat e dëmtuara dhe të amortizuara të kanalizimit atmosferik, NP “Vodovod” Kumanovë ka nisur një aksion për zëvendësimin e tyre në katër pika kritike të qytetit.

Nga ndërmarrja bëjnë të ditur se këto aktivitete do të përmirësojnë largimin e ujërave atmosferike, do të ulin zhurmën nga trafiku dhe do të rrisin sigurinë në rrugë gjatë reshjeve.

Puseta të reja të armuara dhe grila të reja do të vendosen në rrugën “Done Bozhinov” pranë urës afër Memorialit Kosturnica, në rrugën “Narodna Revolucija”, në kryqëzimin mes rrugëve “Blagoj Bogdanski Gucman” dhe “Treta MUB”, si dhe në rrugën “Pionerska” pranë kishës “Shën Nikolla”.

ПРОЧИТАЈТЕ И:  Motoçiklisti nga Kumanova lëndohet rëndë duke shmangur përplasjen me kamion

Sipas drejtorit të NP “Vodovod”, Igor Lipkovski, bëhet fjalë për ndërhyrjen e parë më të madhe të këtij lloji pas më shumë se dhjetë vitesh.

“Nuk bëjmë vetëm një riparim të zakonshëm, por po vendosim një standard të ri pune. Pusetat e reja prodhohen me armaturë çeliku në repartin tonë, ndërsa betoni përpunohet në kushte të kontrolluara për të siguruar qëndrueshmëri dhe fortësi maksimale”, deklaroi Lipkovski.

Nga ndërmarrja theksojnë se bazamentet e reja të armuara do të zgjasin jetëgjatësinë e grilave, do të zvogëlojnë zhurmën nga automjetet dhe do të mundësojnë grumbullim dhe largim më efikas të ujërave të shiut.

Pas përfundimit të punimeve në këto lokacione, aksioni do të vazhdojë edhe në pjesë të tjera të qytetit ku është konstatuar nevoja për rikonstruksion të infrastrukturës së kanalizimit atmosferik.

ПРОЧИТАЈТЕ И:  Arrestohet 44-vjeçari nga Kumanova pasi sulmoi bashkëshorten

Nga NP “Vodovod” apelojnë që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur derisa zgjasin punimet.