Dy gra nga Kumanovo janë arrestuar gjatë natës pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht bashkëshorten e babait të tyre të ndjerë.
Sipas policisë, A.Ќ. (43) dhe motra e saj E.Ќ. (20) janë ndaluar pas një denoncimi se në një shtëpi familjare në Kumanovë kanë sulmuar njerkën e tyre.
Të dyshuarat janë dërguar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngriten kallëzime përkatëse.

