Një vajzë 13-vjeçare nga Kumanova dyshohet se e sulmoi fizikisht gjyshen e saj dhe e kërcënoi atë dhe anëtarë të tjerë të familjes me një mjet të mprehtë.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, “Më 18.07.2026, në ora 21:30, në SPB Kumanovë, një grua 72-vjeçare nga Kumanova raportoi se në shtëpinë e tyre ishte sulmuar fizikisht nga mbesa e saj 13-vjeçare,” thuhet në njoftimin e MPB-së.
Sipas denoncimit, e mitura “i kishte drejtuar kërcënime me një mjet të mprehtë denoncueses dhe anëtarëve të tjerë të familjes.”
“Po merren masa për zbardhjen e rastit,” thuhet në njoftimin e MPB-së.

