Dy persona janë arrestuar pas një përleshjeje në fshatin Dobrashan, afër Kumanovës, ndërsa njëri prej tyre ka dëmtuar edhe dy automjete të personave që u përpoqën t’i ndanin.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, “Më 30.07.2026, në ora 18:50, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë arrestuan D.S. (29) dhe M.S. (25), të dy nga fshati Dobrashan, pasi pas një mosmarrëveshjeje paraprake prishën rendin dhe qetësinë publike duke u përleshur fizikisht.”
Policia shton se pas përleshjes, D.S. me mjete të forta ka dëmtuar dy automjete në pronësi të M.C. (25) dhe Z.J. (61) nga Kumanova, të cilët ishin përpjekur t’i ndanin.
“Pas zbardhjes së plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës,” thuhet në njoftimin e policisë.

