Dy persona janë sulmuar fizikisht gjatë një ahengu privat të organizuar në një shtëpi vikendi në një fshat të Komuna e Staro Nagoriçanit.
“Më 22 maj 2026 në ora 15:45, M.I. (23) nga Kumanova ka raportuar në SPB Kumanovë se ai dhe një mik i tij janë sulmuar fizikisht nga disa persona para një shtëpie vikendi në një fshat të Komunës së Staro Nagoriçanit, ku po zhvillohej një festë private. Sipas denoncimit, sulmuesit kanë përdorur edhe një mjet të fortë”, njoftoi policia.
Autoritetet bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë.
Hetimet vazhdojnë.

