Një armë zjarri me municion dhe një sasi e lëndës së bardhë pluhur u gjetën gjatë një kontrolli në Kumanovë, ndërsa u arrestuan dy persona.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, “Më 27.07.2026, nga ora 22:20, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë i privuan nga liria R.S. (45) dhe D.V. (42), të dy nga Kumanova,” thuhet në njoftimin e MPB-së.
Policia shton se gjatë kontrollit të shtëpisë së R.S., ku ishte e pranishme edhe D.V., të kryer me urdhër gjykate, “u gjetën lëndë e bardhë pluhur dhe një pistoletë e kalibrit 7.62 mm pa karikator, si dhe municion për të cilin ai nuk posedonte leje.” Gjatë kontrollit të D.V., “u gjet gjithashtu lëndë pluhuri.”
“Ata u shoqëruan në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse,” thuhet në njoftim.

