Arrestohet banor i Makreshit, vrau qen në kotecin e pulave

Сподели со своите пријатели

Një 62-vjeçar nga fshati Makresh është arrestuar mbrëmjen e së martës nën dyshimin se ka vrarë një qen në kotecin e tij të pulave.

“Më 19.05.2026 në ora 23:00, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria Z.T. (62) nga fshati Makresh, Komuna e Nagoriçanit të Vjetër, pasi në kotecin e tij të pulave ka vrarë një qen me një mjet të fortë”, njoftojnë nga policia.

Siç shtojnë nga policia, ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

ПРОЧИТАЈТЕ И:  Sulmohet fizikisht një 33-vjeçar nga Kumanova