Arrestohet 28-vjeçar nga Kumanova pasi sulmoi nënën e tij

Сподели со своите пријатели

Një 28-vjeçar nga një fshat i rajonit të Kumanovo është arrestuar mbrëmjen e kaluar pas denoncimit se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

“Më 25 maj 2026, në ora 20:50, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria N.J. (28) nga një fshat i Kumanovës, pasi kishte sulmuar fizikisht nënën e tij”, njofton policia.

Sipas autoriteteve, ai është dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.

ПРОЧИТАЈТЕ И:  Fushata e SPB Kumanovë e realizuar me sukses: Festat e maturës kaluan pa incidente