NP Pastërtia dhe Gjelbërimi Kumanovë do të realizojë nga 22 deri më 24 maj një aksion për grumbullimin e mbeturinave voluminoze në tri lokacione në qytet, me qëllim uljen e hedhjes së paligjshme të mobilieve të vjetra dhe mbeturinave të tjera të mëdha në hapësira publike.
Në kuadër të aksionit do të vendosen kontejnerë të posaçëm për hedhjen e mbeturinave voluminoze, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi që mbeturinat t’i hedhin falas në lokacionet e përcaktuara.
Kontejnerët do të vendosen:
para SHFK “Toli Zordumis”,
në oborrin e SHFK “Hristijan Karposh” në lagjen “Igo Triçkoviq”,
në rrugën “Tode Dumba”, te Koshevi.
Nga ndërmarrja bëjnë të ditur se aksioni do të nisë më 22 maj në ora 12:00 dhe do të zgjasë deri më 24 maj në ora 12:00.
Sipas NP Pastërtia dhe Gjelbërimi Kumanovë, ky aktivitet pritet të ndihmojë në parandalimin e krijimit të deponive ilegale dhe në përmirësimin e pamjes së qytetit të Kumanovës.

