Një 26-vjeçar nga Kumanova raportoi dje në mëngjes se ishte sulmuar fizikisht nga një person në qendër të qytetit.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, “Më 10.08.2026, në ora 10:15, N.Ç. (26) nga Kumanova raportoi në SPB Kumanovë se në rrugën ‘Ilindenska’ në Kumanovë ishte sulmuar fizikisht nga një person.”
Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

