Sot në mbarë Maqedoninë e Veriut moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga perëndimi dhe veriperëndimi.
Pasdite pritet mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të fortë dhe në disa vende mundësi për stuhi me breshër.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalet nga 34 deri në 40 gradë.
Në Kumanovë dhe rrethinë paradite do të mbizotërojë mot me diell, ndërsa pasdite priten reshje shiu dhe bubullima.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu.
Temperatura do të lëvizë nga rreth 18 gradë në mëngjes deri në 34 gradë gjatë ditës.
Mbetet në fuqi paralajmërimi meteorologjik me nivel të verdhë për temperatura të larta.
Të hënën paradite do të jetë me diell dhe nxehtë, ndërsa pasdite priten reshje shiu dhe bubullima. Era nga veriu dhe verilindja do të arrijë herë pas here mbi 40 km/h. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 32 gradë.
E mërkura sjell freskim të ndjeshëm. Moti do të jetë me diell, por temperaturat do të bien ndjeshëm. Era veriore do të arrijë shpejtësi deri në 60 km/h. Temperaturat do të zbresin në 11 gradë në mëngjes dhe do të arrijnë vetëm 25 gradë gjatë ditës.
Të enjten do të jetë me diell dhe ngrohtë, me erë të lehtë deri mesatare nga veriu dhe veriperëndimi. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 28 gradë, ndërsa gjatë natës drejt së premtes priten reshje shiu.
Të premten moti do të jetë pjesërisht i vranët me erë të lehtë deri mesatare nga veriu dhe verilindja. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në vetëm 18 gradë.
Të shtunën pritet mot kryesisht me diell dhe pak vranësira, me temperatura nga 11 deri në 26 gradë.
Të dielën rikthehet moti me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura nga 15 deri në 31 gradë.
Mot i ngjashëm me temperatura rreth 30 gradë pritet edhe gjatë javës së ardhshme.

