Bomba dore dhe ndezës granatash të gjetuna në Çellopek

Сподели со своите пријатели

Bomba dore dhe ndezës të granatave të artilerisë janë gjetë dje në një shtëpi të braktisun në fshatin Çellopek, në komunën e Staro Nagoriçanit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kumanovës, në shtëpinë e braktisun janë gjetë dy bomba dore dhe dy ndezës të granatave të artilerisë 76 mm, të cilat datojnë nga Lufta e Parë Botërore.

Policia bën të ditun se më 26 maj 2026 mjetet shpërthyese janë largue në mënyrë të sigurt nga një piroteknik i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Ekipet e Policisë së Kumanovës kanë krye inspektimin në vendngjarje, thuhet në njoftim.

ПРОЧИТАЈТЕ И:  Vazhdon asfaltimi në zonën industriale Novini dhe Reçica, rritet interesi për investime