Një 28-vjeçar nga një fshat i rajonit të Kumanovo është arrestuar mbrëmjen e kaluar pas denoncimit se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
“Më 25 maj 2026, në ora 20:50, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria N.J. (28) nga një fshat i Kumanovës, pasi kishte sulmuar fizikisht nënën e tij”, njofton policia.
Sipas autoriteteve, ai është dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.

