Tre persona nga rajoni i Kumanovo janë arrestuar mbrëmjen e kaluar pasi kanë sulmuar fizikisht një burrë që, sipas denoncimit, më herët i kishte kërcënuar me armë zjarri.
“Më 22 maj 2026 në ora 22:00, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë privuan nga liria M.J. (58) nga Kumanova, si dhe N.M. (57) dhe J.V. (40) nga fshati Tabanoc, pasi para një objekti tregtar në Tabanoc sulmuan fizikisht M.L., i cili sipas raportimit më parë i kishte kërcënuar me armë zjarri”, njoftoi policia.
Sipas autoriteteve, personi i sulmuar më herët kishte sulmuar fizikisht një person tjetër që përfundoi në spital me lëndime të rënda trupore.
“Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës është raportuar se T.M. është sjellë me lëndime të rënda trupore pasi ishte sulmuar fizikisht nga M.L.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të arrestuarit janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.

