48-vjeçar nga Kumanova gjendet i vdekur në banesë

Сподели со своите пријатели

Një 48-vjeçar nga Kumanovo është gjetur i vdekur dje në një banesë në rrugën Done Bozhinov.

“Më 22 maj 2026, në ora 09:22, SPB Kumanovë është njoftuar se në një banesë në rrugën Done Bozhinov është gjetur pa shenja jete N.D. (48) nga Kumanova”, njoftojnë nga policia.

Sipas autoriteteve, mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Për momentin nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rastin.

ПРОЧИТАЈТЕ И:  Arrestohen tre kumanovarë pasi rrahën një burrë që i kishte kërcënuar me armë dhe kishte sulmuar një person tjetër