Një 53-vjeçar nga Kumanova është arrestuar pas raportimit se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.
“Më 19.05.2026 në ora 16:45, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria B.S. (53) nga Kumanova, pasi fizikisht e ka sulmuar vajzën e tij 30-vjeçare”, njoftojnë nga policia.
Siç shtojnë nga policia, ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

