Një 42-vjeçar nga Kumanovo është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij 85-vjeçar në një fshat të komunës Staro Nagoričane.
Sipas policisë, incidenti ka ndodhur në shtëpinë familjare pas një debati të shkurtër mes tyre.
I dyshuari është dërguar në stacion policor dhe pas përfundimit të hetimeve ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

