Një 40-vjeçar nga Kumanova është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj partneres së tij dhe djalit të saj.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 29 maj 2026 në ora 12:25, policia e Kumanovës e ka privuar nga liria D.S. (40), nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht partneren e tij 49-vjeçare dhe djalin e saj.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

