Një 66-vjeçare nga Kumanova është gjetur e vdekur mbrëmë në shtëpinë e saj në lagjen Igo Triçkoviq.
Sipas SPB Kumanovë, „Më 10.08.2026 në ora 19:35 në SPB Kumanovë është raportuar se në oborrin e shtëpisë së saj në lagjen Igo Triçkoviq në Kumanovë është gjetur e vdekur L.J. (66) nga Kumanova.“
Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i së ndjerës është dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip i SPB Kumanovë.

