Një 42-vjeçar nga Kumanova u arrestua gjatë natës, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një bashkëqytetar pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, “Më 01.08.2026, në ora 00:06, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë arrestuan G.V. (42) nga Kumanova.”
Policia njofton se ai dyshohet se në rrugën “Bosanska”, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në trafik, ka sulmuar fizikisht A.M. (26) nga Kumanova.
“Ai u shoqërua në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës,” thuhet në njoftim.

