Një 53-vjeçar nga Kumanova u arrestua dje pas një denoncimi se kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, “Më 19.07.2026, në ora 16:50, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria B.V. (53) nga Kumanova, pasi kishte sulmuar fizikisht nënën e tij,” thuhet në njoftimin e MPB-së.
Policia shton se ai u dërgua në stacion policor dhe “pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.”

