Një 55-vjeçar u arrestua gjatë fundjavës në Kumanovë pasi policia konstatoi se drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, me më shumë se 2 promil alkool në gjak.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, policia e Kumanovës arrestoi Ç.B. (55) nga fshati Kuklicë, afër Kratovës, më 12 korrik 2026, në ora 01:56, në Bulevardin “Brigada e Tretë Sulmuese Maqedonase”.
Gjatë kontrollit të trafikut, policia ndaloi një Volkswagen Vento me targa të Kumanovës. Pas verifikimeve u konstatua se shoferi kishte 2,07 promil alkool në gjak.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal për veprën “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.

