Një 61-vjeçar nga Kumanova është gjetur dje i vdekur pranë një kosherjeje bletësh në fshatin Dragomancë.
“Më 10.06.2026 në ora 21:40, në SPB Kumanovë nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore është raportuar se në territorin e fshatit Dragomancë, Komuna e Staro Nagoriçanit, është gjetur një person i vdekur”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas policisë, pas verifikimeve të kryera është konstatuar se bëhet fjalë për V.R. (61) nga Kumanova, i cili është gjetur me uniformë bletari pranë një kosherjeje bletësh.
“Është kryer këqyrje nga ekipi i SPB Kumanovë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dorëzuar për autopsi”, thuhet në njoftim.

