Një 62-vjeçar nga Kumanova është dërguar dje në spital me lëndime të marra gjatë kryerjes së detyrave të punës.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 10.06.2026 në ora 11:49, Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës ka raportuar se tek ata është sjellë me lëndime S.M. (62) nga Kumanova.
Sipas informacioneve, ai i ka pësuar lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani në Kumanovë.
Për rastin janë njoftuar prokurori publik dhe inspektori i punës, ndërsa këqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.

