Foshnja 14-muajshe nga Kumanova pësoi helmim nga një mjet pastrimi

Сподели со своите пријатели

Një foshnjë 14-muajshe nga Kumanova është dërguar mbrëmë në spital pasi është helmuar nga një mjet për pastrim.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 10.06.2026 në ora 20:14, Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës ka raportuar se tek ata është sjellë një fëmijë 14-muajsh nga Kumanova i helmuar nga një mjet pastrimi.

Nga policia bëjnë të ditur se është zhvilluar bisedë zyrtare me nënën e fëmijës, është kryer këqyrje nga ekipi i SPB Kumanovë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

ПРОЧИТАЈТЕ И:  Kumanovari me motoçikletë u përplas në shkëmb afër Stracinit, pëson lëndime të rënda