Boban Stajić është përforcimi i parë i MKK Kumanova në prag të sezonit të ri.
Organizatori me përvojë ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me MKK Kumanova, pasi sezonin e kaluar pati paraqitje të suksesshme me KK Pelister.
“Stajić sjell përvojë të madhe, lidership dhe inteligjencë basketbollistike, gjë që do të jetë një përforcim i rëndësishëm për ekipin tonë para sezonit të ri. Presim me padurim ta shohim me fanellën bardhekaltër dhe të kontribuojë në sukseset e reja të klubit”, thuhet në njoftimin e MKK Kumanova.
Basketbollisti 32-vjeçar ka një karrierë të pasur në basketbollin e Maqedonisë. Ai ka luajtur për KB Liria, MZT Skopje, KK Feni Industries, KK Kumanovo, KK Rabotnički dhe KK Kozuv, ndërsa sezonin e kaluar e përfundoi te Pelisteri.
Nga përbërja e sezonit të kaluar të Kumanovës, deri më tani është konfirmuar se Uroš Luković nuk do ta vazhdojë kontratën me klubin.

