Një 70-vjeçar nga Kumanovo ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi me biçikletën e tij elektrike është përplasur në derën e një automjeti Volkswagen Golf.
“Më 23 maj 2026, rreth orës 16:30, në SPB Kumanovë është raportuar se në bulevardin ‘Brigada e Tretë Sulmuese Maqedonase’, M.A. (31) nga fshati Nikushtak, Komuna e Likovës, kishte ndaluar automjetin ‘Volkswagen Golf’ me targa sllovene dhe gjatë hapjes së derës së shoferit ka goditur një biçikletë elektrike të drejtuar nga M.Lj. (70) nga Kumanova”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas policisë, biçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.
Në vendngjarje është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Kumanovë.

