Dy persona nga Kumanova, të kërkuar me fletarrest qendror, janë arrestuar mbrëmjen e së martës pasi më herët ishin dënuar me shtatë, respektivisht dy vite burg.
Në rastin e parë është arrestuar një 40-vjeçar i dënuar për vuajtjen e pjesës së mbetur të një dënimi prej shtatë vitesh burg.
“Më 19.05.2026 në ora 22:00, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria I.S. (40) nga Kumanova”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas policisë, ai ishte dënuar me shtatë vite burg për veprën penale “grabitje” sipas nenit 237 të Kodit Penal dhe kërkohej me urdhër qendror për vuajtjen e edhe katër viteve e shtatë muajve të mbetur nga dënimi.
Në rastin e dytë është arrestuar një 31-vjeçar i kërkuar për vuajtjen e pjesës së mbetur të një dënimi prej dy vitesh burg.
“Më 19.05.2026 në ora 22:00, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria D.D. (31) nga Kumanova”, thuhet nga MPB.
Siç sqarohet, ai ishte dënuar me dy vite burg për veprën penale “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 të Kodit Penal dhe kërkohej me fletarrest qendror për vuajtjen e edhe një viti e gjashtë muajve nga dënimi.
“Të dy personat janë dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë për vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit”, thuhet në njoftim.

