Një sendviçeri në Kumanovë u përfshi nga zjarri dje në mëngjes, duke shkaktuar dëme materiale.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, “Më 10.08.2026, në ora 07:22, në SPB Kumanovë u raportua se kishte shpërthyer zjarr në një objekt hotelierik në rrugën ‘Boris Kidriç’ në Kumanovë, në pronësi të T.S. (62) nga Kumanova.”
Siç njoftojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave, në vendngjarje intervenuan pesë zjarrfikës nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve në Kumanovë, në periudhën nga ora 07:20 deri në 07:50.
Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.
Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga një ekip i SPB Kumanovë.

