Një 28-vjeçare nga Kumanova raportoi se ishte sulmuar fizikisht nga disa persona pas një mosmarrëveshjeje lidhur me parkimin e një automjeti, ndërsa iu dëmtua edhe vetura.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, “Më 31.07.2026, në ora 17:30, në Stacionin Policor të Kumanovës, A.M. (28) nga Kumanova raportoi se rreth orës 14:00, në një hapësirë parkimi në rrugën ’11 Noemvri’ në Kumanovë, si dhe në një objekt hotelierik në të njëjtën rrugë, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me parkimin e një automjeti, ishte sulmuar fizikisht nga disa persona, ndërsa ishte dëmtuar edhe automjeti i saj ‘Audi’.”
Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

