Arrestohet një 59-vjeçar nga Kumanova pasi dyshohet se sulmoi bashkëshorten

Сподели со своите пријатели

Një 59-vjeçar nga Kumanova u arrestua mbrëmjen e së dielës pas një denoncimi se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, “Më 13.07.2026, në ora 19:10 në Kumanovë, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria B.T. (59) nga Kumanova, pas një denoncimi të mëparshëm se në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 57-vjeçare,” thuhet në njoftimin e MPB-së.

Policia shton se “pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të pasojë kallëzimi përkatës.”

ПРОЧИТАЈТЕ И:  Kallëzim penal ndaj një 18-vjeçareje dhe dy të miturave për dhunë mes bashkëmoshatarëve në Kumanovë