Një dërgues porosish nga Kumanova, i cili punonte në Shkup, është sulmuar fizikisht, pas çka i janë marrë produktet që duhej t’i dorëzonte.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 05.06.2026 në ora 22:30, M.J. (33) nga Kumanova ka raportuar në SPB Shkup se më 04.06.2026 rreth orës 14:55, në zonën e Qendrës në Shkup, gjatë kryerjes së detyrave të tij si dërgues porosish, është sulmuar nga S.S.
Sipas kallëzimit, S.S., i cili kishte porositur produktet, i ka thënë se nuk kishte para për ta paguar porosinë, pas së cilës e ka sulmuar fizikisht dhe ia ka marrë produktet.
Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

