Në disa lokacione të Kumanovës nesër do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike.
Nga ora 08:30 deri në 14:30 pa energji do të mbeten SHFK „Hristijan Karposh“ në lagjen Pero Çiço, si dhe rrugët „Ivo Andriq“, „Radoje Dimiq“, „Veselin Maslesha“, „Budimir Dimkovski“, „Milentie Popoviq“ dhe „Blagoj Peckalija“.
Në të njëjtën periudhë pa energji elektrike do të mbeten edhe banorët e rrugëve „Branko Radiçeviq“, „Ratko Mitroviq“, „Mihajlo Pupin“, „30 Korriku“, „Stevo Filipoviq“ dhe „Rugjer Boshkoviq“.
Nga ora 09:00 deri në 11:00 ndërprerje do të ketë për shfrytëzuesit në rrugët „Ilindenska“, „Kiril dhe Metodij“, si dhe në një pjesë të bulevardit „MUB e Tretë“, përballë objektit „Rim Pariz“.
Nga ora 09:10 deri në 10:30 pa energji do të mbeten rruga „Done Bozhinov“, lokaliteti Prmakovi Nivi, objektet përballë Spomen Kosturnicës, thertorja „Crn Bik“, Novo Kumanova, Stacioni Hekurudhor dhe lagjja Sredorek.
Ndërprerje në të njëjtën periudhë do të ketë edhe në rrugën „Josko Ilievski“, në aeroportin sportiv Axhitepe dhe në fabrikën „Feliks“.

