Një 44-vjeçar nga Kumanova është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 29 maj 2026 në ora 11:20, policia e Kumanovës e privoi nga liria N.C. (44) nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 39-vjeçare.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

