Hendbollistet e ŽRK Kumanovo nesër në teren vendas do ta presin RK Spartak në kuadër të xhirove të fundit të kampionatit vendor.
Të përzgjedhurat e trajnerit Aleksandar Bojkovski do të përballen me një sfidë të re, këtë herë kundër ekipit që i ndjek nga afër në tabelë.
Kumanova aktualisht renditet në pozitën e katërt me 10 pikë, ndërsa Spartaku ka vetëm dy pikë më pak.
Me një fitore të mundshme nesër, ekipi i Kumanovës do ta përforconte pozitën para përfundimit të sezonit.
Ndeshja fillon nga ora 18:30 në sallën sportive të SHMK “Pero Nakov”.

