NP Tregjet të shtunën do ta hapë autopazarin e parë në rajon, i cili ndodhet në lagjen Kojnare e Poshtme.
Autopazari i ri do të ketë kapacitet prej 200 deri në 300 automjetesh dhe sipas njoftimeve do të punojë çdo të shtunë nga ora 07:00 deri në 15:00.
Për nevojat e tregut është rregulluar një hapësirë parkingu për rreth 1.200 automjete, me çka, sipas autoriteteve, pritet të zgjidhet problemi shumëvjeçar i parkimit në këtë lokacion.
Nga NP Tregjet i ftojnë të gjithë pronarët e interesuar të automjeteve private që dëshirojnë t’i shesin veturat e tyre në autopazarin e ri, si dhe qytetarët që vizitojnë tregje të këtij lloji, që me kohë të rezervojnë vendin e shitjes.
Rezervimet mund të bëhen në numrin e telefonit 070/935-739.

